Lajme

Sherr me thika në Vlorë, dhëndri plagos kunatin dhe vjehrrin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Vlorës.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Rildi Kosja., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xhevdet Brahushi, rreth 60 vjeç dhe Albion Bahushi, rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në raportin e Policisë, raporton Top Chanel.

Më tutje është bërë e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Shqip.com