Sherr me thika në Durrës, humb jetën një person
Një person mbeti i plagosur me thikë sot në Durrës dhe për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy personave.
Viktima është Halil Koka, 40 vjeç ndërsa autori i krimit është identifikuar Ilir Koçilja.
Njoftimi i policisë
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.
Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/Shqip.com