Lajme

Sherr me thika mes të rinjve në Fier, humb jetën 19-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Fier.

Një sherr me thika mes disa personave ka rezultuar fatal për një 19-vjeçar.

Të rinjtë janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një person, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia për motivin e sherrit dhe identitetin e personave të përfshirë në konflikt.

Sipas burimeve nga spitali, 19-vjeçari mësohet se ka humbur jetën teksa ndodhej në sallën e kirurgjisë, ku u dërgua në gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se sherri mes të rinjve ka nisur në rrjetet sociale.

/Shqip.com