Lajme

Shërbimi Korrektues i reagon Gjykatës Themelore në Ferizaj: Urdhëresa për përcjelljen e të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt ka ardhë me vonesë

Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka reaguar Gjykatës Themelore të Ferizajt e cila ka deklaruar se të akuzuarin në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj nuk ka patur kush ta dërgojë në seancë.

Shërbimi Korrektues përmes një deklarate për media thotë se urdhëresa për përcjelljen e personit në fjalë ka ardhur me vonesë nga Gjykata, e si pasojë e kësaj ShKK nuk ka patur asnjë njësi të lirë për të zbatuar urdhëresën.

“Pas këtij shkrimi të publikuar në portale, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se Urdhëresa për përcjelljen e personit në fjalë për në Gjykatë është ardhur me vonesë, dhe si pasojë e kësaj SHKK nuk ka pasur asnjë njësi të lirë për ta zbatuar urdhëresën”

“Bazuar në Rregulloren e Brendshme të Punës, Urdhëresa duhet të pranohet së paku 72 orë më herët, me qëllim që përcjelljet të planifikohen me kohë dhe me prioritet, ndërsa urdhëresa në fjalë është pranuar më 18.02.2022, ora 15:15 për tu realizuar sot më 21.02.2022.”, thuhet në reagimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Donjeta Pajzitaj e vrarë më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan

Shkëlqim Pajazitaj (vëllai i viktimës) ka bërë të ditur se kishte marrë një email për shtyrje të seancës gjyqësore nën arsyetimin e bërë nga se të akuzuarit nuk mund t’i sigurohet transporti për në gjykatë.

“Një arsye e logjikshme nga ana jonë si familjarë të Donjetës, ndoshta do ta anulojnë kështu rastin shumë herë deri në ditën kur do të vdes i akuzuari dhe e vërteta do të mbetet mister përgjithmonë”, ka shkruar Pajazitaj në Facebook.

Ai ka publikuar edhe email-in që i është dërguar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ku theksohet se seanca e sotme e paraparë të fillojë në ora 10:00 është anuluar./Shqip.com