Lajme

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit-Malor i Kosovës, apel që qytetarët t’i evitojnë vendet e rrezikshme pas vërshimeve

Pas reshjeve të mëdha të shiut në vend, shumë qytete u përballen me vërshime të mëdha e dëme materiale.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit-Malor i Kosovës, ka njoftuar se është duke monitoruar situatën pasi vendi është përfshirë nga moti i ligë i përcjellë me reshje intensive.

Gjithashtu ka bërë apel që qytetarët t’i evitojnë vendet e rrezikshme ku mund të rrezikohen nga lumenjtë, rrjedhat e tjera dhe shembjet e gurëve dhe të dheut.

“Evitoni ecjen dhe qëndrimin afër lumenjve, grykave, kamionëve etj. Shtigjet malore ku medoemos duhet kaluar nga lumenjtë, shumë shpejt mund të bëhen të pakalueshëm”, thuhet në njoftimin e tyre.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar në qytetin e Pejës, Junikut, Istogut, Mitrovicës, e Malishevës.

/Shqip.com