Ekonomi

Shënon rritje norma e interesit në kredi

Bankat në Kosovë

Valës së krizës ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve i janë bashkuar edhe kreditë.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës norma mesatare e interesit për kredi në muajin korrik shënoi rritje në krahasim me muajin qershor të këtij viti.

Në muajin e gjashtë të këtij viti, norma e interesit ishte 6.02 për qind, ndërsa në korrik u rrit në 6.06 për qind.

Rritje të normës së interesit kishte edhe në depozita. Në qershor ato ishin 1.70, kurse në korrik u rritën në 1.76%.

Tutje të dhënat e BQK-së kanë saktësuar se në korrik janë dhënë 148.8 milionë euro kredi të reja, apo 14.4 milionë euro më shumë se në korrikun e 2021-ës.

Sektori i bujqësisë ka rritjen më të madhe të kredive, ndërsa kategoria e korporatave jofinanciare ka shënuar rritje të kërkesës për kredi, ku bankat dhanë për këtë kategori gjatë korrikut dhanë 17.1 milionë më shumë.

Ndërsa kategoria e ekonomive familjare ka shënuar ulje, ku gjatë korrikut të vitit 2021 janë dhënë 68,3 milionë, kurse në të njëjtën periudhe (korrik 2022) janë dhënë 65.7 milionë./SHQIP.com