Lajme

Shënohet viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri

Të mërkurën është shënuar viktima e dytë e zjarreve në Shqipëri.

Viktima është T.H., 60-vjeçare nga fshati Asim Zeneli në Gjirokastër.

Para disa ditësh, ajo kishte humbur bashkëshortin e saj, A.H, duke mbrojtur shtëpinë nga zjarret, raportojnë mediat në Shqipëri.

Viktima ishte dërguar në Urgjencë në gjendje të rëndë, me djegie nga zjarri rreth 75% të trupit, dhe po trajtohej me mjekim intensiv në Reanimacionin e Shërbimit të Djegie-Plastikës./SHQIP.com