Sport Ndërkombëtar

Shënohet goli i parë në ndeshjen Katar – Senegal

Përfaqësuesja e Katarit dhe ajo e Senegalit po takohen në ndeshjen e dytë të Grupit A në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Shqip.com.

Nikoqirët e Kupës së Botës dhe afrikanët po ndeshen mes vete në ‘Al Thumama Stadium’ të Dohas me fillim nga ora 14:00.

Senegali ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Katarit. Ishte Boulaye Dia i cili realizoi në minutën e 41-të të ndeshjes.

Me rezultat 1:0 në të mirë të Senegalit ka përfunduar edhe pjesa e parë e ndeshjes.

/Shqip.com