Lajme

Shënohet Dita e Tokës, presidentja Osmani numëron sfidat e shtetit

Vjosa Osmani - Presidente e Kosovës

Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së bashkëpunim me Zyrën e Presidencës, Komunën e Prishtinës, UNDP-në, Ambasadën e Luksemburgut, Ambasadën Japoneze, USAID dhe shumë partnerë zhvillimorë kanë shënuar Ditët e Tokës në Kosovë.

Për të promovuar një mjedis pa mbeturina dhe potencialin e ekonomisë qarkore, në këtë ngjarje është prezantua një strukturë e pa-përfunduar e lojërave, e cila është krijuar duke i ricikluar dhe i rindërtuar njësitë një-përdorimshe plastike.

Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani u shpreh se institucionet janë të përkushtuar që të punojnë për problemet që lidhen më ndryshimet klimatike, mbeturina, shpyllëzimin dhe ndotjen e ujit.

E para e shtetit tha se ta mbrosh tokën do të thotë të mbrosh shëndetin, jetën dhe mirëqenien e njerëzve.

“Ka një kohë që kemi filluar me aktivitete që janë për tokën. Në disa hulumtime që janë bërë të sfidave më të mëdha me të cilat jemi duke u përballur, ka rezultuar që probleme lidhen më ndryshimet klimatike, mbeturina, shpyllëzimin dhe ndotjen e ujit, këto e prekin edhe vendin tonë”, ka theksuar Osmani.

Ministri e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se fal partnerëve është arritur që të ketë zhvillime në përmirësimin e mjedisit ku jetojmë.

Aliu shtoi se vendi ynë nuk ka qasje në fondet e Kombeve të Bashkuar për fatkeqësitë natyrore sikurse vendet e tjera. Sipas tij, Kosova është duke lobuar që të ketë qasje në këto fonde.

/Shqip.com