Lajme

Sot shënohet dita ndërkombëtare kundër korrupsionit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 31 tetor 2003 miratoi Konventën kundër korrupsionit, e cila ka hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 2005. Kosova do të shënojë sot Ditën botërore kundër korrupsionit me një sërë aktivitetesh.

Dita Ndërkombëtare AntiKorrupsion ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin kundër korrupsionit dhe luftimin e parandalimin e tij.

Korrupsioni është fenomen social, politik dhe ekonomik që ekziston në saje të një zinxhiri njerëzish.

Me rastin e kësaj dite Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), publikon raportin “Auditimi jo-financiar nga Zyra Kombëtare e Auditimit: Ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, aktivitet ky në kuadër të “Javës kundër korrupsion”.

Këtë ditë sot do ta shënojë edhe USAID, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, lanson kampanjën për shënimin e Javës kundër korrupsionit.

Kurse Lëvizja FOL, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, realizon performancën “Realitetet e papame të transparencës radikale”, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

/Shqip.com