Art Jetese

Shenjat që tregojnë se toksinat kanë “pushtuar” mëlçinë dhe keni nevojë për detoks

Mëlçia është motori i trupit të njeriut, organi qendror i metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit tonë që lidhet me aparatin tretës.

Ajo prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoks për të larguar lëndë toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës.

Nëse mëlçia mbron trupin nga toksinat, është në dorën tonë që një herë në kaq kohë ta pastrojmë ne këtë të fundit nga mbetjet.

Shkaqet e zakonshme të problemeve të mëlçisë janë të ndryshme e ndër to përmendim format e hepatitit si ai C apo B, pirja e tepruar e alkoolit, cirroza e mëlçisë, yndyra e tepërt.

Ndryshim i ngjyrës së urinës dhe feçeve: Ndryshimet e ngjyrës dhe aromës së urinës jo gjithmonë janë të lidhura me infeksionet e traktit urinar, ato mund të tregojnë gjithashtu probleme të keqfunksionimit të mëlçisë. Urina e një njeriu të shëndetshëm është në ngjyrë të verdhë të zbehtë, kurse nëse vuani nga verdhëza ajo ka ngjyrë të errët, shkruan Living.

Akne: Kur mëlçia nuk filtron toksinat siç duhet, të gjitha yndyrat që qarkullojnë kthehen mprasht në trupin tuaj dhe shfaqen në lëkurë në formën e akneve.

Dhimbje stomaku: Edhe pse inflamacioni i stomakut mund të ndodhë për arsye nga më të ndryshmet shëndetësore, jo rrallëherë mund të shkaktohet nga çrregullimet e funksionimit të mëlçisë.

Erë keqe nga goja: Jeni nga ata njerëz që i kushtoni rëndësi higjienës orale, por prapëseprapë vini re se goja juaj mban erë të keq, atëherë duhet të dini se ky problem mund të shkaktohet nga mos funksionimi siç duhet i mëlçisë. Si rrjedhojë, një dietë e mirë është çelësi kyç për trajtimin e këtij problemi.