Kulturë

Shemi i “Ilirëve” u prangos nga policët pasi do të këndonte në “Sunny Hill”, akuzon Dukagjin Lipën

Artisti Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi nga grupi “Ilirët”, ka treguar se është prangosur nga Policia e Kosovës, pasi ishte nisur për të kënduar në festivalin Sunny Hill.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, këngëtari ka treguar se pasi tentoi të hynte në “Sunny Hill”, një polic e ka ndaluar duke akuzuar kështu që ka qenë i paguar nga Dukagjin Lipa.

“Sot me ka ndodh diqka qe kur ne jete se kisha prit. U nisa ne Germi ne Sunny Hill si pjesmares pa nje pa dy nje polic zyrtar me emrin Shkelzen Xhafa urdheroi te me prangosin pa e ba nje te keqe dhe asnji polic tjeter nuk donte ta beje kete ky matrapaz edhe i denoi disa police pse nuk i perfillen urdhrat e ti ky torrollak qart ashte pagu nga Dugagjin Lipa te me sjell ne kete gjendje se une jam perqare me Dugin se i jam betu ne dy femi te mi se kam me dal me kendu kangen e ADEM JASHARIT e ai ashte betu ne tre femi se nuk ka mem leju”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Tutje, ai shtoi se pavarësisht kësaj ai do të dal në skenë dhe do të këndojë këngën.