Lajme

Shembet ura në Dobërdol të Podujevës

Ura në Dobërdol

Gjatë ditës është raportuar për shembjen e urës në fshatin Dobërdol të Komunës së Podujevës.

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunës, Qendrim Softolli, ka shkruar se kjo urë paraqet rrezik për banorët.

“Nga banorët e fshatit Doberdol jemi njoftuar që sot ura në njërën prej lagjëve të tyre është dëmtuar rënd. Kjo urë përveç që paralizon lagjen e këtij fshati paraqet edhe rrezik për banorët, veçmas për nxënësit. U bëjmë thirrje instancave komunale, shërbimeve publike, që të merren me këtë çështje”, ka shkruar Softolli.

Ura në fshatin Dobërdol

I menjëhershëm ishte reagimi i Komunës së Podujevës, ku ka njoftuar se ka angazhuar menjëherë një kompani për vendosje e një urë alternative.

“Pas marrjes së informacionit për shembjen e urës në fshatin Dobërdol, Komuna e Podujevës ka angazhuar menjëherë një kompani për vendosjen e një ure alternative për t’ju mundësuar qarkullimin e qytetarëve të asaj zone”, thuhet në njoftimin e komunës.

Nga komuna gjithashtu kanë bërë të ditur se në planifikimet e Drejtorisë për Shërbime Publike është i planifikuar ndërtimi i Urës së re për banorët e asaj zone, derisa të bëhet ndërtimi i urës së re qytetarët mund ta shfrytëzojnë për qarkullim urën alternative./Shqip.com