Sheiku i ofron pagë marramendëse Mbappes
PSG është mëse e vendosur ta mbaj Kylian Mbappen.
Ekipi francez dhe pronarët e tij, kanë vënë shumën prej 400 milionë euro për 4 vjet që ta bindin lojtarin të qëndroj në kryeqytetin francez.
Ashtu si ndodhi dy vjet më parë, sheiku Al Khelaifi po bën gjithçka për të mbajtur në Paris “gjelin” më të famshëm.
“Bomberi” francez është në vitin e fundit të kontratës dhe ka mundësi zgjedhjeje, pasi për të ka një interesim të madh sidomos Real Madridi.
Nuk është një sekret që Real Madrid e pret prej më shumë se dy vitesh, por në garë së fundmi është futur seriozisht edhe Liverpool.
Përballë një fakti të tillë, sheiku Al Khelaifi është i detyruar t’i paraqes një shifër të tillë monstruoze, është mbase e vetmja mënyrë që mund të mbajnë sulmuesin në Paris.
Nga Mbappe ende nuk ka pasur ndonjë reagim nëse do ta pranoj këtë ofertë të majme apo do vendos të hyj në negociata me klubet e interesuara për shërbimet e tij.
/Shqip.com