Lajme

Shehu thirrje Kuvendit: Të njohim gjenocidin serb në Kosovë! Parlamenti të mos i shërbejë Beogradit!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i është drejtuar me një letër të hapur kryeparlamentares Lindita Nikolla, lidhur me njohjen dhe dënimin e Genocidit serb në Kosovë.

Shehu, thekson se po bëhet një turp për faktin që është bllokuar mocioni me debat për njohjen e Genocidit, teksa shton se Kuvendi i Shqipërisë po i shërben Rusisë dhe Serbisë.

Reagimi:

Kuvendi i Shqipërisë po i sherben Serbise e Rusise!

Zj. Nikolla ju duhet ta ndaloni kete turp!

Leter e hapur drejtuar Kryetares se Kuvendit!

Prej dy vitesh Rama e kjo maxhorance kane bllokuar kalimin ne Kuvend te Mocionit per njohjen e denimin e Genocidit serb ne Kosove, me kerkese qe Qeveria jone te asistoje ate te Kosoves, prane gjykatave nderkombetare ne kete kontekst.
Kuvendi i yne keshtu behet pengese edhe per njohjen nderkombetare te atij Genocidi!

Sic e kishim paralajmeruar, kjo po behet gjithmone e me shume imperative.

Mbreme perseri Rusia u perpoq te fuste ne rendin e dites se KS te OKB kerkesen per te ri analizuar bombardimet e NATO mbi ish Jugosllavine me 1999 e denimin e tyre.

Keto bombardime e me tej futja e forcave te NATO ne Kosove, u realizuian pikerisht per te ndaluar Genocidin e Pastrimin etnik serb aty.

KS e hodhi poshte kete kerkese te Rusise, te mbeshtetur nga jashte prej Serbise.

Duke i qendruar argumentave mbi Genocidin…por skenaret do te vazhdojne!

Ndersa Kuvendi i Shqiperise po fshihet si “struci” perpara te vertetes historike e interesave tona kombetare.

Keshtu me veprimet e mos veprimet Parlamenti yne qendron ne anen e Rusise e Serbise, u jep argumenta atyre per te deformuar te verteten e akuzuar NATO.

Ne po ndihmojme ne ate qe synon Rusia e Serbia, kthimin e agresoreve ne viktima.

Te shpetimtareve ne agresore.

Kete kerkon e Vucic kur deklaron:

“Do te bejme te gjitha perpjekjet, qe Parlamentet e vendeve miq te mos njohin ate genocid serb”.

Dhe Kuvendi i yne per turpin e tij e ndjek pa dinjitet kete “urdher” te Vucic.

Zj. Nikolla, ju duhet ta fusni ne rendin e dites prej javes se ardheshme kete debat, qe se paku te shpetohet cfare mund te shpetohet prej nderit e prestigjit te Kuvendit tone.

Deputeti
Tritan Shehu
Tirane me 29 Mars 2024

/Shqip.com