Lajme

Shehaj: Kushtetuesja ishte nën presionin e Qeverisë në rastin e Xhaçkës

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të zgjasë mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Në postimin e tij në Facebook, Shehaj e ka quajtur një vendim të padrejtë, i cili shkon kundër interesit publik dhe është marrë nën presionin e qeverisë.

Postimi i plotë i deputetit Shehaj:

Gjykata Kushtetuese shtyu gjykimin mbi papajtueshmërinë dhe vendosi të zgjasë mandatin e deputetes Xhaçka.

Ky vendim është i padrejtë, shkon kundër interesit publik dhe është marrë nën presionin e Qeverisë.

Është e qartë si drita e diellit se Xhaçka në shkelje të Kushtetutës ka përdor pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën.

Shqiptarët shpresonin të shihnin se kishte mbaruar koha e shtyrjeve dhe shmangieve kur duhet të gjykohet fati i qeveritarëve.

Për çdo gjykatës, askush nuk duhet të jetë i paprekshëm, dhe vetëm atëherë në Shqipëri do të kthehet shpresa dhe besimi se asnjë nuk është mbi ligjin.

/Shqip.com