Kulturë

Shefqet Bylykbashi / Këngë nëpër male

Shefqet Bylykbashi / Shkrimtar
Shefqet Bylykbashi / Shkrimtar

KËNGË NËPËR MALE

N’dimër e acar, n’ballë t’kolonës t’gjatë
Pushkë edhe bomba t’ngjeshura në shtat’
Muja edhe Beqa, marshojne ditë e nat’
Këngët nëpër male i kanë ndezur flakë

Me u shemb fushat e me u rrafshu’ malet
Flaka e tyre s’shuhet, zjarri i tyre s’ ndalet

Zjarri i këngëve të tyre buçet si vullkan
Shpërthen në Prekaz, shpërthen në Ballkan
E çlirojnë nga kthetrat lirinë e robëruar
Liria e Kosovës – vullkan i pashuar!

Kur t’harxhojnë fishek’t e barotin e thatë
Këngët nëpër male, ata i ndezin flakë
Zjarri i këngëve t’tyre, buçet mbi Ballkan
Shpërthen në Çabiq, e shpërthen në Mleqan

Kur të ju harxhohet baroti i thatë
Këngët n’istikame ata i ndezin flakë

(Kushtuar dy heronjve të Kombit: Mujë Krasniqit dhe Beqir Gashit)

/Shqip.com