Sport Shqiptar

Shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë viziton KOK-un

Shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, ka vizituar Komitetin Olimpik të Kosovës.

Ajo u prit nga Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Heleni Vakali dhe Ismet Krasniqi

Krasniqi uroi Vakalin për detyrën e re, si dhe i ka ofruar bashkëpunim me Lëvizjen Olimpike në Kosovë.

Sipas, njoftimit nga KOK, ata kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në çështje të ndryshme me interes dy palësh.

“Shefja Vakali falënderoi presidentin për mikpritjen dhe njoftimin me sukseset dhe sfidat e Komitetit Olimpik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e postuar në rrjetin social Facebook.

Heleni Vakali dhe Ismet Krasniqi

14 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Greqia ka sinjalizuar se do të thyejë barrierën më të madhe politike me shqiptarët, duke njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Kjo u bë e ditur përmes takimeve të shpeshta në nivel shtetesh mes Kosovës dhe Greqisë.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias vizitoi Kosovën më 6 qershor ku u takua me presidenten e vendit, zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi dhe homologen e tij, Donika Gërvalla.

Në të gjitha takimet, krerët shtetërore i kishin bërë kërkesë Greqisë ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Në anën tjetër, sipas njoftimit nga zyra e Bislimit, është bërë e ditur se Nikos Dendias është shprehur se Kosova dhe Ballkani Perëndimor i përkasin familjes evropiane./Shqip.com