Lajme

Tensionet në Veri, shefja e USAID-it viziton Kosovën

Udhëheqësja e Agjencisë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power
Udhëheqësja e Agjencisë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power

Udhëheqësja e Agjencisë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë gjatë kësaj jave dhe do t’i takojë liderët e tyre.

Media amerikane shkruajnë se Power bëhet udhëheqësja e parë e USAID-it që do ta vizitojë Serbinë, e cila mban lidhjet historike dhe kulturore me Rusinë.

Ajo do t’i takojë kryeministrat dhe presidentët e dy vendeve, për t’i inkurajuar ata të qëndrojnë në rrugën e normalizimit të raporteve mes tyre dhe të lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ajo do të nënvizojë mbështetjen e USAID-it për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përmes partneritetit tonë për të nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin demokratik”, është thënë në një deklaratë të USAID-it.

Power do të jetë zyrtari i parë i lartë i qeverisë amerikane që do të udhëtojë në rajon që kur Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një takim midis krerëve të dy qeverive javën e kaluar në Bruksel, duke i inkurajuar ata që të kthehen në dialog paqësor.

/Shqip.com