Lajme

Shefja e UNMIK-ut kërkon të sillen para drejtësisë ata që sulmuan Policinë e Kosovës në veri

Shefja e UNMIK-ut në Kosovës, Caroline Ziadeh
Shefja e UNMIK-ut në Kosovës, Caroline Ziadeh

“Incidente shqetësuese kanë ndodhur në veri të Kosovës. Sulmet kriminale kanë qenë shumë të forta. Ka pasur edhe gjuajtje me armë ndaj patrullave policore. Ata që kanë kryer këto vepra duhet të sillen para drejtësisë”.

Kshtu ka thënë shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ku po shqyrtohet raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Shefja e UNMIK-ut shprehu shqetësimet për ngjarjet e fundit në veri ku edhe kërkoi që keqbërësit të vihen para drejtësië.

Ndërsa, ka ftuar liderët e Kosovës dhe Serbisë që të ruajnë qetësinë dhe të ulin tensionet.

Po ashtu, Ziadeh foli edhe për luftën në Ukrainë ku tha se “ngjarjet në Ukrainë kanë prekur edhe aktivitetin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë”.

Shefja e UNMIK-ut përmendi edhe zgjedhjet serbe të mbajtura më 3 prill. Të cilat, Qeveria e Kosovës nuk lejoi të mbaheshin brenda territorit të saj.

Ziadeh tha se zgjedhjet serbe është dashur të lejohen të mbahen në Kosovë sipas praktikave të krijuara paraprakisht.

“Ne kemi shprehur keqardhje që nuk është gjetur një modalitet për këto zgjedhje”.

Duke folur për dialogun, ajo tha se përparimi mbetet i ngadaltë po që shtoi se misioni i UNMIK nuk parasheh të merret me këtë çështje

“Unë do të jem e hapur të dëgjojë të gjitha palët, por raporti im në Këshillin e Sigurimit nuk është temë për dialogun e Brukselit. Ky nuk është roli i UNMIK-ut”, u shpreh Ziadeh.

Theksojmë se në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, po shqyrtohet raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara./Shqip.com