Sport Shqiptar

Shefit Shefiti pret që Prishtina të korrë fitore ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë

photo by: @Shpend Ahmeti

FC Prishtina takimin e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj Trepçës ’89 të dielën (27 nëntor) në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Kjo është ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor të elitës së futbollit kosovar.

Prishtina pas këtij takimi do ta zhvillojë edhe ndeshjen e mbetur të xhiros së 14-të ndaj Ballkanit më 11 dhjetor në Suharekë.

Për ndeshjen ndaj Treçës’89 në Mitrovicë për faqen zyrtare të klubit tonë, ka folur mesfushori Shefit Shefiti.

“Ndeshja ndaj Trepçës ’89 do të jetë shumë e vështirë, por ekipi është i përgatitur maksimalisht që t’u rikthehet rezultateve pozitive. Ekipi synon pikë të plota pas një ecurie jo të mirë”, ka thënë para ndeshjes Shefit Shefiti për faqen zyrtare të klubit, shkruan Shqip.com.

Ai tha se atmosfera te skuadra kryeqytetase është shumë e mirë. “Gati për arritjen e objektivave – Te Prishtina po mbretëron një atmosferë shumë e mirë dhe jemi të gatshëm që të “luftojmë” për arritjen e objektivave”, përfundoi Shefit Shefiti.

Prishtina ndodhet e katërta me 23 pikë kurse Trepça ’89 zë vendin e nëntë me 18 sosh.

/Shqip.com