Lajme

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, përcjell procesin e votimit në Zubin Potok

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog
Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE), Tomas Szunyog, ka njoftuar se sot ka qenë në Çabër të Zubin Potokut për të përcjell nga afër procesin e votimit.

“17 ekipe me gjithsej 60 anëtarë nga BE-ja në Kosovë, shtetet anëtare të BE-së dhe vendet partnere synojnë të marrin njohuri në procesin e tërheqjes së kryetarëve”, ka shkruar Szunyog në platformën “X”.

Në Veri të vendit sot po zhvillohet procesi i votimit për largimin ose jo të kryetarëve aktualë.

/Shqip.com