Sport Ndërkombëtar

Shefi i Sigurisë për Katar 2022: Nuk do të lejohen simbolet e komunitetit LGBTQ+

Në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Katar këtë vit, nuk do të lejohen simbolet e komunitetit LGBTIQ+.

Menaxheri i sigurisë së Kupës së Botës 2022, Abdullah Al Ansar, tha se mbështetësit LGBT duhet të shmangin shfaqjen e shenjave të orientimit të tyre në publik gjatë kampionatit, shkruan L’equipe.

“Nëse një tifoz valëvit një flamur ylber në një stadium dhe atij i hiqet, nuk do të jetë për shkak se ne duam ta ofendojmë atë, por për ta mbrojtur atë, shpjegoi ai të mërkurën. Nëse nuk e bëjmë, një kalimtar tjetër mund ta sulmojë atë. Nëse dëshironi të shprehni këndvështrimin tuaj në lidhje me kauzën LGBT, bëjeni në një shoqëri ku do të pranohet”, tha ai.

Kupa e Botës mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor, të këtij viti./Shqip.com