Lajme

Mega-Operacion i SPAK në 6 qytete, 50 urdhërarreste nga bota e krimit, në kërkim ish-deputeti i PS. Kontrolle dhe te banesa e Vis Martinajt

Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje një operacion i gjerë po zhvillohet nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Burime bëjnë me dije se janë lëshuar më shumë se 10 urdhër arreste për krim të organizuar dhe bëhet për operacion që po zhvillohet kryesisht në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, përfshirë edhe Tiranën dhe Vlorë.

Po ashut, mësohet se është shpallur në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. Ky i fundit është shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK në disa qytete, pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC.

Në Tiranë në Fresk ka pasur kontrolle, pranë shkollës “Luan Hajdaraga”, në banesat e fisit Dukaj, armiq të Ervis Martinaj.

Po ashtu, është shpallur në kërkim dhe shtetasi Indrit Dokle.

Po ashtu, janë lëshuar urdhër arreste për vëllezërit Avdylaj në Shijak dhe kushëririn e tyre Aldo Avdylaj. ndërkohë që janë lëshuar urdhër-arreste edhe për dy vëllezërit Durim dhe Valter Bami.   

Gjithsej mësohen se janë lëshuar rreth 50 urdhër arreste.

Masë arresti është lëshuar edhe për Fatmir Hysenin alias Docja. Ky shtetas mësohet se është në kërkim për dy atentate ndaj Inez Hajrulla dhe Santiago Malkos.

Forcat e policisë që kanë zbarkuar në Lezhë, në lagjen ‘SMT’ (Stacioni i Makinave dhe Traktorëve), ku po ushtrohen kontrolle në një pallat në Lezhë.

Burime bëjnë me dije se në Fushë Krujë, policia ka ushtruar kontrolle gjatë natës, si edhe në fshatrat Larushk e Nikël.

Mësohet se është kontrolluar edhe banesa e Albert Zajës në Larushk, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Sipas burimeve po ekzekutohen disa vendime të SPAK miratuar nga GJKKO. 

Hetimet dhe urdhër-arrestet e lëshuara mësohet se kanë ardhur pas transkiptimeve të bisedave në dosjen voluminoze “Metamorfoza” përmes kodeve të aplikacioneve “Sky Ecc” që këta persona kanë përdorur me njëri-tjetrin.

Personat që po kërkon sot policia me urdhër të SPAK-ut

Leonard Duka

Erlis Duka

Fatmir Hyseni alias Doçja

Arben Ndoka

Xhevi Ndoka

Albert Zaja

Valter Bami

Durim Bami

Astrit Avdylaj

Plaurent Dervishaj

Endrit Dokle.

/Shqip.com