Lajme Botë

Shefi i OKB-së mbërrin në Rafah: Kamionët me ndihma, ndryshimi mes jetës dhe vdekjes për Gazën

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka mbërritur në vendkalimin Rafah të Egjiptit përpara dërgimit të ndihmave të parashikuara në Gaza.

Ai thotë se ka parë “kaq shumë kamionë të ngarkuar me ujë, me karburant, me ilaçe, ushqime”, duke shtuar se këta kamionë do të ishin një “lijë shpëtimi” dhe “ndryshimi midis jetës dhe vdekjes për kaq shumë njerëz në Gaza”.

Kombet e Bashkuara thonë se dorëzimi i ndihmës së parë në Gaza nëpërmjet kalimit Rafah duhet të bëhet “një ditë më vonë”.

“Ne jemi në negociata të thella dhe të avancuara me të gjitha palët përkatëse për të siguruar që një operacion ndihme në Gaza të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha një zëdhënës i shefit humanitar të OKB-së, Martin Griffiths.

Dhjetra kamionë ndodhen në vendkalimin në kufirin egjiptian, duke transportuar ushqim, ujë dhe ilaçe, por jo karburant. Besohet se vetëm 20 do të lejohen fillimisht të kalojnë.

Siç raportuam më herët, Egjipti thotë se ka hapur anën e tij të kalimit kufitar Rafah në Gaza, por Izraeli tha se hyrja e ndihmave ishte ende “për t’u përcaktuar”.

/Shqip.com