Lajme

Shefi i NATO-s, të mërkurën takime të ndara me Kurtin e Vuçiq

Sekretari i NATO-s viziton Kosovën më 1 korrik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, të mërkurën  do të zhvillojnë takime të ndara me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel.

Takime këto në kohën kur situata në të dyja shtetet është e tensionuar për shkak të reciprocitetit të dokumentave dhe tabelave.

Stoltenberg takimin e parë do të zhvillojë me Vuçiqin në orën 15:30, pastaj në ora 17:00 do të mbahet takimi me Kurtin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Pas të dy takimeve do të mbahet konferencë për media, për të sqaruar se cfarë është folur në ato takime.

Kujtojmë se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më 31 korrik tha se ishte i gatshëm të ndërhynte nëse do të rrezikohej stabiliteti, sipas mandatit që derivon nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin mospajtimet përmes diplomacisë”, kishte thënë Stoltenberg gjatë një bisede telefonike me Vuçiqin më 3 gusht./Shqip.com