Lajme

Shefi i Misionit të Konsullatës në Kanada: Me Ylber Kusarin krenohemi në shoqërinë kanadeze

Shefi i Misionit të Kosovës në Kanada, Donat Syla.

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Kanada, Donat Syla tha se me Ylber Kusarin, vëllaun e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, krenohen në shoqërinë kanadeze, me vlerat intelektuale dhe kombëtare të tij, përcjell Shqip.com.

Këto deklarata Syla i bëri pas raportimeve në media lidhur me martesën e vëllaut të deputetes me një kanadez.

Postimi i Donat Syles.

Përmes një postimi në Facebook, Shefi i Konsullatës theksoi se Kusari është një ndër përkrahësit më të mëdhenjt të aktiviteteve të misionit të tyre.

Lexo edhe:
Giacobbe: Homofobia dhe format tjera të diskriminimit me urrejtje s’kanë vend në shoqëri

 “Ylber Kusari, është një ndër miqtë e mi më të vlefshëm këtu në Kanada. Është ndër suportuesit më të mëdhenj të aktivitete të misionit tonë. Është ndër përfaqësuesit e vendit tonë me të cilin ne krenohemi në shoqërinë kanadeze, me vlerat intelektuale, njerëzore dhe kombëtare që Ylberi përfaqëson”, ka shkruar Syla./SHQIP.com