Lajme

Shefi i EULEX-it viziton Mitrovicën e Veriut

Lars-Gunnar Wigermark ka qëndruar gjatë ditës në qytetin e Mitrovicës.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se ka vizituar pjesën veriore të Mitrovicës, me që rast ka zhvilluar takime me liderët politikë.

Tutje, në njoftimin e tij bëhet e ditur se ai ka takuar edhe anëtarë të shoqërisë civile dhe Njësinë e Formuar Policorë të EULEX-it.