Lajme

Shefi i diplomacisë së Togos: Tërheqja e njohjes së Kosovës është përfundimtare

Togo e ka ç’njohur edhe zyrtarisht Pavarësinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media shefi i diplomacisë së Togos, Robert Dussey, gjatë një vizite në Serbi.

“Ne në Togo e njohim vetëm një Serbi, atë uniken. Më vjen mirë që e përmendët tërheqjen e njohjes së Kosovës, ajo tërheqje është përfundimtare”, ka thënë Dussey.

Ai shtoi se 54 shtetet afrikane përbënin një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së, duke u ankuar se diplomacia serbe për një moment ishte larguar nga Afrika për t’u rikthyer sërish përmes Ivica Daçiq.

Republika e Togosë e kishte njohur Pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 2014.

/Shqip.com