Shefi ekzekutiv i Manchester United – takohet me tifozët për të biseduar rreth gjendjes aktuale në klub
Publikuar:
(18.06.2022 22:01:10)
Manchester United e mbylli edhe një sezon dëshpërues, pa titull, por edhe pa kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Gjendja momentale, dhe fakti që nuk kanë siguruar ende shërbimet e ndonjë futbollisti në merkaton e verës, ka nevrikosur tifozët e kësaj skuadre.
U supozua se disa prej tyre po planifikonin të protestonin para shtëpisë së shefit ekzekutiv të United, Richard Arnold.
Por, ky i fundit vendosi që t’i ftonte atë në një ambient relaksues për të biseduar për situatën nëpër të cilën po kalojnë “djajtë e kuq”.
Ky veprim i tij është bërë viral në rrjetet sociale, pasi diçka e tillë nuk ndodh shpesh në botën e futbollit, e sidomos në nivele të tilla si Premierliga.