Lajme

Shchneeberger nisë peticion për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, dhe njëherësh presidentja e Vjenës, Kati Shchneeberger
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, dhe njëherësh presidentja e Vjenës, Kati Shchneeberger

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, dhe njëherësh presidentja e Vjenës, Kati Shchneeberger, ka nisur një peticion ku synon që nëpërmjet këtij peticioni t’i bind Bashkimin Evropian që Serbisë t’i vendos sanksione për shkak se kjo e fundit, është duke ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve të pavarura siç është Mali i Zi, Kosova.

Sipas Shchneeberger-it BE-ja duhet të marrë masa për të parandaluar përshkallëzimin e situatës e këtë duhet ta bëjmë duke i vënë kufizime të qarta për Serbisë pasi kjo e fundit po rrezik paqen në Evropë.

“Sanksione ndaj Serbisë. Stop përkëdheljes së autokratëve”, ka kërkuar Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, dhe njëherëshit presidentja e Vjenës, Kati Shchneeberger.

“Ne nuk kemi nevojë për një luftë të re në Ballkan, nuk kemi nevojë për një luftë tjetër në Evropë. Më në fund na duhen kufizime të qarta për ata që vënë në rrezik paqen në Evropë. Serbia nën drejtimin e Aleksandër Vuçiqit po luan me zjarrin. Serbia ndërhyn në politikat e shteteve sovrane (p.sh. Kosova, Mali i Zi) dhe qëndron me Rusinë. Vendi kandidat për në BE nuk i mbështet sanksionet e përbashkëta, ministri i Jashtëm serb merr pjesë në një konferencë të vendit agresor Rusisë gjatë luftës”, ka qenë arsyetim pse duhet ta nënshkruanin Peticionin për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë.

/Shqip.com