Lajme

SHBA vlerëson punën e SPAK: Mbresëlënëse të shohësh Reformën në Drejtësi që jep rezultate

Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Altin Dumani vijon vizitën në SHBA, bashkë me prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Asistent Sekretari Amerikan i Shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazise, Jim O’brian priti në takim drejtuesin e SPAK, Dumani, ku u shpreh i impresionuar nga rezultatet e Reformës në Drejtësi.

Në një reagim ne rrjetin social “X” zyrtari i lartë amerikan thekson se Reforma në Drejtësi po tregon se askush nuk është mbi ligjin.

“Kënaqësi që takova kreun e SPAK Altin dumani. Është impresionuese të shohësh se si reforma në drejtësi po jep rezultate reale për njerëzit në Shqipëri, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi që është esenciale për të ardhmen europiane të Shqipërisë.”, -thekson zyrtari i larte amerikan, ku publikon edhe një fotografi me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi që është esenciale për të ardhmen europiane të Shqipërisë.”, -thekson zyrtari i lartë amerikan, ku publikon edhe një fotografi me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

/Shqip.com