Lajme Botë

SHBA: Teherani është kthyer në furnitorin kryesor të armëve për Kremlinin

Marrëdhëniet e Rusisë dhe Iranit janë ngrohur në një partneritet të plotë të mbrojtjes sipas autoriteteve të SHBA, teksa Moska po mbështetet ushtarakisht në një nivel të paprecedentë nga regjimi i Teheranit.

SHBA ka parë raporte se të dy vendet po shqyrtojnë prodhimin e përbashkët të dronëve vdekjeprurës, deklaroi John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo deklaratë vjen pasi Ukraina akuzoi Iranin për furnizimin e Rusisë me drone “kamikaze” të përdorur në sulmet vdekjeprurëse më 17 tetor, të cilën Teherani fillimisht e mohoi.

Vendi i Lindjes së Mesme më vonë pranoi se i dërgoi Moskës një numër të kufizuar dronësh, “shumë muaj” para luftës.

Sulmet lanë më shumë se 1.5 milionë njerëz pa energji elektrike në Odesa, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes, duke shtuar se mund të duhen ditë që të rikthehet energjia elektrike.

/Shqip.com