Sport Ndërkombëtar

ShBA shkon ne epërsi në pjesën e parë ndaj Iranit, baras në Angli – Uells

Irani dhe ShBA po përballen mes vete në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Katar 2022, ku fitorja e cilësdo e dërgon tutje fituesin.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me shifrat 1:0 në të mirë të ShBA-së.

ShBA ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Iranit.

Ishte Christian Pulisic i cili realizoi në minutën e 38-të të ndeshjes.

Ndeshja tjetër e këtij grupi do të zhvillohet mes Anglisë dhe Uellsit.

Ndryshe në Ahmed Bin Ali Stadium po zhvillohet ndeshja e raundit të fundit në fazës grupore të Kampionatit Botëror ndërmjet Uellsit dhe Anglisë.

Dy skuadrat britanike bëjnë pjesë në Grupin B dhe janë në kërkim të një vendi që çon të 1/8 e finales.

Pjesa e parë përfundoi 0:0.

/Shqip.com