ShBA sërish i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar edhe njëhërë Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet e arritura.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price përmes një konferencë për media ka deklaruar se mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është që sa më shpejtë të fillojë procesi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.
“Ne kërkojmë nga palët që të përmbushin përgjegjësitë e tyre. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut duke përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe”, u shpreh ai
Theksojmë se gjatë ditës së këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të pranojë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Sot për vizitë në Kosovë po qëndron i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
/Shqip.com