Lajme

ShBA përkrah anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO

Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë i kanë dal krahë Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i misionit të ShBA-së në NATO, Jeffrey Adler.

‘’Defender Europe ’23, bashkëzbarkimet si misione të përbashkëta, janë rruga jonë drejt qëllimeve tona përfundimtare, anëtarësimin në institucione evropiane dhe euroatlantike. Rruga jonë është e pashkëputshme nga aleatët tanë, rrugëtimi ynë është i drejtë ngase ndajmë të njëjtat vlera të demokracisë, paqes dhe stabilitetit për të cilat dhe angazhohemi’’ është shprehur Adler

Këto komente Adler i ka bërë gjatë përgatitjeve për “Defender Europe 2023”, nga ana e FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane.

Nato

Ndërsa nga ana tjetër po ashtu është bërë e ditur se Republika e Kosovës është e përgatitur për të thelluar partneritetin dhe aleancën tonë e cila shtrihet në shumë fusha, bazuar mbi vlerat e përbashkëta me ShBA-në, dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Ministri i Mbrojtës, Armend Mehaj përmës një postimi në Facebook është shprehur se Ushtria e Republikës së Kosovës, vazhdon përgatitjet për “Defender Europe 2023”.

‘’Si gjithnjë të përkushtuar për validimin e dy regjimenteve. Të gjitha trajnimet zhvillohen sipas standardeve të vendeve të NATO-së’’ ka shkruar Mehaj.

Kjo nuk është hera e parë që FSK-ja bashkëpunon me Ushtrinë Amerikane./Shqip.com