Lajme

SHBA miraton paketën e re me 300 mln $ ndihmë ushtarake për Ukrainën

Ukrainë
Ukrainë

SHBA raportohet se do të shpallë një paketë të re ndihmë ushtarake me vlerë 300 milionë dollarë për Ukrainën dhe që do të përfshijë raketa me rreze të shkurtër veprimi, të lëshuara nga ajri për herë të parë.

Raketat Hydra 70 janë raketa të padrejtuara dhe mund të përdoren në avionë ose helikopterë.

Sipas Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, SHBA-ja ka dërguar rreth 80 miliardë dollarë ndihmë në Ukrainë deri më tani.

/Shqip.com