Lajme Botë

SHBA kërkon shpjegim nga Serbia se çfarë është nënshkruar me Rusinë

Ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë një shpjegim nga Serbia për atë që u shtyp me Rusinë në Nju Jork, tha ambasadori amerikan Christopher Hill.

“Në këtë moment, askush nuk duhet të nënshkruajë asgjë me Rusinë, shumë pak të nënshkruajnë asgjë me të. Përveç atyre rekrutëve të varfër që po mobilizohen për të shkuar në luftë”, tha ambasadori amerikan Christopher Hill

Këto komente ai i bëri në një fjalim para gazetarëve pas forumit rajonal “Qeverisja e mirë dhe politikat kundër korrupsionit në kohë pasigurie gjeopolitike”, raporton mediumi N1.

Hill tha se gjatë javës së kaluar në Nju Jork janë zhvilluar bisedime të shkëlqyera ndërmjet delegacioneve të SHBA-së dhe Serbisë dhe se në fund të javës dhe pas gjithë atyre bisedimeve kanë marrë vesh për nënshkrimin e protokollit.

Ambasadori amerikan shton se nuk e kanë parë protokollin e nënshkruar, pasi nuk është dokument publik.

“Është e vështirë për ne ta kuptojmë, por duam të dëgjojmë një shpjegim të asaj që është në rrezik”, tha Hill.

Në margjinat e sesionit të 77-të OKB-së Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergey Lavrov arritën të nënshkruajnë një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.

Lidhur më këtë marrëveshje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ka thënë se kryeqendrat perëndimore duhet të alarmohen.

Ai ka thënë se Vuçiq përveç se nuk e njeh Kosovën, ai nënshkruan edhe marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë dhe kjo sipas tij duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike.

Edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e ka quajtur skandal të rëndë marrëveshjen Rusi-Serbi./Shqip.com