Lajme Ballkan

SHBA-ja siguron Ballkanin, mbi qiellin e Shkupit do të fluturojnë dy bombarderë

Avioni ushtarak i SHBA-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në qiellin e Shkupit do të fluturojnë dy avionë ushtarak.

Siç njofton ambasada, fluturimi do të bëhet për t’u dhënë siguri shteteve të Ballkanit.

“Shikoni lart! Sot në ora 14:30 në Shkup do të ketë fluturim në lartësi të ulët të dy B-52. Qëllimi i mbikalimit është të demonstrojë përkushtimin dhe sigurinë e SHBA-së për Ballkanin”, thuhet në njoftimin e publikuar në Twitter.

NATO

Aeroplanët do të fluturojnë edhe mbi Sheshin Skënderbej në Tiranë dhe pranë brigjeve të Malit të Zi dhe të Dubrovnik në Kroaci.

B-52H Stratofortress është një aeroplan bombardues që mund të fluturojë në distanca të largëta dhe mund të kryejë një sërë misionesh. Bombarduesi është i aftë të fluturojë me shpejtësi të lartë dhe në lartësi deri në 15.166 metra. Ai mund të transportojë armë bërthamore si dhe raketa të llojeve të ndryshme me precizitet të lartë.

Maqedonia e Veriut është pjesë anëtare e NATO-së. Po ashtu edhe Shqipëria dhe Mali i Zi./Shqip.com