Lajme Ballkan

SHBA-ja paralajmëron për një kërcënim të mundshëm sigurie në Shqipëri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm në shtetin e Shqipërisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga faqja zyrtare e Ambasadës.

Sipas njoftimi, Qeveria e SHBA është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022.

Po ashtu Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka bërë të ditur përmes njoftimit edhe për veprimet që duhet të ndermirën.

Ambasada ka kërkuar që të gjithë shtetasit e Amerikës ta shmangin këtë ngjarje, të monitorojnë mediat lokale, të jenë të vetëdijshëm për vendin ku ata qarkullojnë./Shqip.com