Lajme Botë

SHBA-ja kritikon Rusinë për pezullimin e marrëveshjes për eksportin e grurit

Flamuri i SHBA-së/ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar ashpër Rusinë për pezullimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lehtësuar eksportin e drithit ukrainas përmes Detit të Zi, duke thënë se Moska po e përdorë krizën ushqimore si armë në luftë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i kërkoi Moskës më 30 tetor që “të rifillojë pjesëmarrjen e saj në iniciativë”, duke shtuar se që nga fundi i korrikut marrëveshja kishte mundësuar eksportin e më shumë se nëntë milionëve tonë drithëra, gjë që ka bërë të “ulen çmimet në mbarë botën dhe ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme sidomos për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, raporton Radio Evropa e Lirë

Rusia ka njoftuar se po pezullon përfshirjen e saj në marrëveshjen e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht që lejon Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e saj të Detit të Zi.

Lexo edhe:
Rusia ndërpret marrëveshjen e grurit pas sulmit “masive” të Flotës së Detit të Zi

Kjo vjen pasi Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm “masive” me dron në flotën e Detit të Zi në Sevastopol, Krime.

Ukraina nuk e ka pranuar sulmin dhe presidenti Volodymyr Zelensky e quajti lëvizjen ruse “mjaft të parashikueshme”.

Marrëveshja i lejoi Ukrainës të rifillonte eksportet e saj të grurit në Detin e Zi, të cilat ishin bllokuar kur Rusia pushtoi vendin.

/Shqip.com