SHBA-ja evakuon 19 mijë njerëz nga Afganistani gjatë 24 orëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë evakuuar të martën 19 mijë njerëz nga Afganistani, njofton Shtëpia e Bardhë, transmeton Shqip.com.
Zëvendëskryetarja kryesore e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka bërë të ditur se nga 14 gushti kanë evakuuar afër 82 mijë e 300 njerëz.
“Nga ora 3:00 e mëngjesit dje, në 3:00 paradite sot, një total prej afërsisht 19,000 njerëz u evakuuan nga Kabuli”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Twitter.
UPDATE: From 3:00 AM EDT yesterday to 3:00 AM EDT today,a total of approximately 19,000 people were evacuated from Kabul.
— Karine Jean-Pierre (@KJP46) August 25, 2021
Since August 14, the U.S. has evacuated & facilitated approximately 82,300 people on US military & coalition flights.
Total since the end of July: 87,900
Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i njerëzve që janë larguar nga fundi i korrikut ka shkuar në 87 mijë e 900. /Shqip.com