Lajme Botë

SHBA-ja dhe Gjermania i kërkojnë Izraelit të ndryshojë “strategjinë” në Gazë

Pamje nga sulmet izrealite
Pamje nga sulmet izrealite

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe zëvendëskancelari gjerman Habeck i kërkojnë Izraelit të ndryshojë “strategjinë” në Gazë.

Zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i Ekonomisë Robert Habeck kërkoi nga Izraeli të ndryshojë mënyrën e veprimit në Gazë.

“Izraeli duhet të ndryshojë strategjinë e tij në Rripin e Gazës,” u tha ai gazetarëve në Nju-Jork pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Robert Habeck: Izraeli duhet të ndryshojë strategjinë e tij në Gazë

“Kjo nuk do të thotë se Izraeli nuk duhet të luftojë Hamasin, por numri i viktimave civile është shumë i lartë,” tha Habeck.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, tha se Gjermania nuk mund ta pranojë mungesën e plotë të mbrojtjes për civilët dhe se kriza humanitare në Gazë po shoqërohet edhe prej rrezikut të urisë, tregoi “kushte të paqëndrueshme”.

Biden: Netanyahu po e dëmton Izraelin

Zëvendës kancelari gjerman tha se ai i mbështet komentet e e mëparshme të presidentit amerikan Joe Biden.

Presidentit amerikan, Joe Biden

Presidenti i SHBA Joe Biden kishte deklaruar më parë se sipas tij kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “më shumë po e dëmtonte sesa po e ndihmonte Izraelin” me qëndrimin e tij ndaj luftës në Gaza. Biden i kërkoi atij “t’u kushtojë më shumë vëmendje jetëve të pafajshme që humbën si pasojë e veprimeve të ndërmarra”. /DW

/Shqip.com