Lajme Botë

SHBA i thotë “Jo” pushtimit izraelit të Gazës

Blinken dhe Netanyahu gjate nje takimi
Blinken dhe Netanyahu gjate nje takimi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të pranojnë pushtimin e Rripit të Gazës nga Izraeli.

Luftimet mes Izraelit dhe Hamasit vijojnë prej 7 tetorit kur militantët kapërcyen muret e rrethimit të Gazës dhe sulmuan tokën hebrenje duke vrarë 1200 civilë izraelitë, nga të cilët mbi 300 janë ushtarë. Bilanci më i rënduar është në enklavën palestineze ku nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit raportohen mbi 11 mijë viktima.

Pretendimet e Tel Avivit shkojnë përtej shkatërrimit të strukturës së Hamasit, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se do të jetë Izraeli përgjegjës për sigurinë e Gazës në të ardhmen.

Megjithatë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se i kishte thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se “nuk mund të ketë një riokupim të Gazës nga” shteti hebre, por pranoi se “mund të ketë nevojë për një periudhë tranzicioni për efekt sigurie në Rripin e Gazës“.

Këtë e kanë raportuar mediat amerikane.

Duke folur për ABC, Blinken tha se “kur bëhet fjalë për të ardhmen e Gazës, sipas gjykimit tonë ajo duhet të jetë nën sundimin palestinez dhe duhet të ketë gjithashtu siguri. Është e domosdoshme, nëse duam të kemi paqe dhe siguri të qëndrueshme. se ne në fakt ecim përpara për të siguruar që palestinezët të kenë të drejta politike, aftësi për të qeverisur veten dhe për të marrë vendime për të ardhmen e tyre në shtetin e tyre”, shtoi shefi i diplomacisë amerikane.

/Shqip.com