Lajme Botë

SHBA i gëzohet pajtimit mes Izraelit dhe Turqisë, pas telefonatës Erdogan-Lapid

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan me presidentin turk, Erdogan

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan ka mirëpritur rivendosjen e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit.

Ai ka thënë ky vendim do ta rris sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e dy popujve dhe vendeve.

“E mirëpres njoftimin e sotshëm për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Izrealit dhe Turqisë. Kjo lëvizje do të sjell më shumë siguri, stabilitet dhe prosperitet për njerëzit dhe rajonin”, ka theksuar ai.

Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid ka njoftuar sot se baskë me presidentin e Turqisë, Reccep Tayip Erdogan kanë vendosur që të rinovojnë marrëdhëniet diplomatike.

Ky pajtim mes tyre është arritur pasi që dy liderët kanë biseduar në telefon.

“Sapo fola me presidentin e Turqisë Erdogan. Uruam njëri-tjetrin për vendimin që të rinovojmë tërësisht marrëdhëniet tona diplomatike”, ka shënuar ai.

Tutje, Izraeli dhe Turqia kanë rënë dakord të rivendosin plotësisht marrëdhëniet diplomatike dhe të kthejnë ambasadorët në të dy vendet.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit janë përmirësuar gradualisht muajt e fundit, pas një këputjeje prej vitesh mbi Palestinën.

Ankaraja tha menjëherë se masa nuk do të thotë se Turqia po braktis palestinezët dhe se do të “vazhdojë të mbrojë” kauzën e tyre.

Tensionet Turqi-Izrael u ndezën për herë të parë në vitin 2010 kur komandot izraelite sulmuan një anije të OJQ-ve turke që transportonte ndihma për Gazën. Aktivistët turq dhe disa ushtarë izraelitë u plagosën në incident./SHQIP.com