Lajme

SHBA heq sanksionet, Kosova nikoqire e “Defender Europe”

Defender Europe 23

Kosova do të jetë sërish nikoqire e ushtrimit ushtarak “Defender Europe” që do të organizohet në vitin 2025.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes.

Kosova në vitin 2023 ishte përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe 2023” si masë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas tensioneve në veri të vendit

Në këtë ushtrim marrin pjesë 25 shtete, përfshirë SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe shtete tjera anëtare dhe joanëtare të NATO-s.

Numri i përgjithshëm i ushtarëve pjesëmarrës në këtë ushtrim ishte rreth 20 mijë.

Stërvitja “Defender Europe ‘23” u mbajt në disa lokacione në të gjithë Evropën, ndërsa në Kosovë u zhvillua në dy lokacione, në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

Stërvitja “Defender Europe 23”, e cila udhëhiqet nga SHBA-ja, ka qëllim krijimin e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërinë mes Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe vendeve partnere.

Stërvitja “Defender Europe 23” thuhet se është projektuar për të demonstruar aftësitë e ushtrisë së SHBA-së, për të dislokuar me shpejtësi trupa dhe pajisje të fuqishme luftarake, për të siguruar aleatët dhe për të penguar këdo që kërcënon paqen në Evropë, si dhe për të mbrojtur kontinentin nga agresioni.

/Shqip.com