Lajme

SHBA do t’i dhuroj ndihmë ushtarake prej tre miliardë dollarë për Ukrainën

Flamuri i SHBA-së/ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhurojnë një paketë të re ndihme për Ukrainën prej 3 miliardë dollarësh këtë të mërkurë.

Kjo do të jetë ndihma më e madhe financiare për sigurinë dedikuar Kievit, që nga pushtimi i Rusisë gjashtë muaj më parë.

Paketa po përgatitet të përkojë me ditën e pavarësisë së Ukrainës të mërkurën.

Siç raporton Reuters, paketa do të përdor fondet nga Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI) të përvetësuara nga Kongresi, në mënyrë që të lejohet administrata Biden të blejë armë nga industria dhe jo të marrë nga rezervat ekzistuese të armëve të SHBA-së.

Armët e reja nuk do të përfshijnë lloje të armëve që nuk i ishin dhënë më parë ushtrisë ukrainase. Por, do të ketë më shumë fokus në municione dhe sisteme të mbrojtjes.

Ushtria ukrainase

Sipas USAI, armët mund të duhen muaj për të mbërritur në Evropë duke pasur parasysh që kompanitë duhet t’i blejnë ato dhe se sasia, përzierja e armëve mund të ndryshojë përpara njoftimit zyrtar.

Që kur trupat ruse pushtuan më 24 shkurt atë që presidenti rus Vladimir Putin e quajti një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës, konflikti është shndërruar në një luftë rrënimi, kryesisht në Ukrainën lindore dhe jugore.

Uashingtoni ka ofruar 10.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për qeverinë e Presidentit Volodymyr Zelenskiy që nga 24 shkurt. 

Po ashtu, Gjermania planifikon të dërgojë armë të tjera, duke përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore, raketahedhës dhe municione precize, në Ukrainë në vlerë mbi 500 milionë euro në vitin 2023.

Ukraina akuzon Moskën për një luftë të stilit perandorak për të rimarrë një fqinj properëndimor që shkundi dominimin rus kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në 1991./Shqip.com