Lajme Botë

SHBA do të lehtësojë kufizimet e internetit për iranianët

Shtetet e Bashkuara thonë se do të lehtësojnë kufizimet e internetit ndaj Iranit për të kundërshtuar shtypjen e protestave nga Teherani, të cilat u shkaktuan nga vdekja e një gruaje në paraburgim nga policia.

“Ne do të ndihmojmë të sigurohemi që populli iranian të mos mbahet i izoluar dhe në errësirë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Lehtësimi i kontrolleve të softuerit do t’i lejojë firmat amerikane të teknologjisë të zgjerojnë biznesin e tyre në Iran, raporton BBC.

Të paktën 35 njerëz janë vrarë në trazirat më të rënda në Iran prej vitesh.

Mahsa Amini, 22 vjeç, ra në koma javën e kaluar, disa orë pasi policia e moralit e arrestoi atë për dyshime se kishte thyer rregullat e shamisë.

Oficerët thuhet se kanë rrahur kokën e zonjës Amini me shkop dhe e kanë goditur kokën e saj në një nga automjetet e tyre. Policia ka thënë se nuk ka prova për ndonjë keqtrajtim dhe se ajo pësoi “insuficiencë të papritur të zemrës”.

Protestat antiqeveritare vazhduan për tetë natë radhazi të premten, ndërsa tubime pro regjimit u zhvilluan gjithashtu në Teheran dhe qytete të tjera.

Të premten u panë gjithashtu demonstrata pro regjimit në Teheran dhe qytete të tjera, me të pranishmit që deklaruan mbështetje për liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei, i cili ka qenë një objektiv i protestuesve anti-qeveritare./Shqip.com