Sport Ndërkombëtar

SHBA dhe Uellsi ndahen në paqe

Ndeshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Uellsit është mbyllur në paqe, raporton Shqip.com.

Në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”, ShBA-të u ndeshën sonte me uellsianët.

Ndeshja e vlefshme për grupin B u mbyll 1:1.

Të parët në epërsi kaluan amerikanët përmes Weah në minutën e 36-të.

Kurse, rezultatin e barazoi Bale në minutën e 82-të nga penalltia.

Të dyja skuadrat kishin edhe raste tjera, por në fund ndeshja u mbyll baras 1:1.

/Shqip.com