Sport Ndërkombëtar

Shaw merr fajin për humbjen: Nuk e di pse e ngrita dorën ashtu

Luke Shaw

Skuadra e Manchester Unitedit pësoi disfatë si mysafir i Brightonit në minutat e fundit të ndeshjes.

Ishte një penallti e realizuar nga mesfushori argjentinas, Alex MacAllister që i dha fitoren minimale 1 me 0 skaudrës së tij.

Shkaktari i penalltisë ishte mbrojtësi anglez, Luke Shaw i cili në fakt e ka pranuar fajin pas ndeshjes.

“Më dhemb shumë. Nuk mund ta shpjegoj pse ngrita dorën ashtu lartë. Nuk duhej të ishte dora ime aty. Por ne vazhdojmë që të luftojmë për top katër, tashmë është në duart tona”, u shpreh futbollisti pas ndeshjes.

“Djajtë e Kuq” tani janë në pozitën e katërt me 63 pikë, katër më shumë se vendi i pestë, Liverpooli (59), që kjo e fundit ka një ndeshje më shumë.

/Shqip.com